TABELA - REKLAMA

Tabela Juaj...

Ne ju aftësojmë përzgjedhjen tuaj mbi një gamë të gjërë materialesh dhe profilesh duke kombinuar dezainin e duhur, duke arritur kërkesat  individuale dekorative dhe funksionalitet maksimal. Ne krijojmë tabela që lënë përshtypjen më të mirë tek klientët tuaj.  

Tabela me / pa ndriçim: Tabela neoni konsistojnë në një kuti metalike, brënda së cilës gjendet burimi i ndriçimit (zakonisht llamba floreshente, dhe në disa raste llamba neone) dhe në ballë të kutisë është një sipërfaqje e transparente (zakonisht peçiglas ose banner) gjë e cila lejon dritën të shpërndahet ndërsa mesazhi shafqet në ballin e tabelës me ndriçim.  

Tabelat e ndriçuara ndahen në dy kategori të mëdha: 

• Tabelë me një anë të ndriçuar, në anë (balli).Zakonisht, tabelat vendosen në pjesën përballë dyqanit dhe anësh rrugës

• Tabelat e ndriçuara me dy anë. Zakonisht, këto tabela vendosen vertikalisht në rrugë që të mund të shikohen nga të dyja anët e rrugës.


Tipet e tabelave me / pa ndriçim 

Në varësi të materialit që përdoret në anë të tabelave me neon kemi: 

• Gërma peçiglasi të veshura me adeziv 
• Peçiglas me printim me ngjyrë
 
• Gërma adezivi 
• Adeziv me printim me ngjyra elektronik 
• Tabela të ndriçuara me kuposje
 
• Kuti ndriçimi me 1 ose 2 anë 


Në varësi të formës së tabelës më / pa ndriçim, kemi: 

• Drejtkendëshe ose katrore, me profil alumini te drejte ose përqark, kuposje ose banner. 
• Ovale me peçiglas të drejtë ose përqark. 
• Të rrumbullakët, me peçiglas të drejtë ose me kuposje. 
• Ne formë topi.
• Kryqe, kryesisht për farmacitë dhe zakonisht me peçiglas jeshil të kuposur.
• Të harkuara, ku pjesa ballore ka formën e një harku, horizontal ose vertikal.
• Ndërtime special formash, në varësi të kërkesave të klientit.

Tabela Neoni
Kompania jonë ndërmerr ndërtimin e tabelave neoni të cilat do të shkelqejë dhe do ti japë një dimension tjetër tabelës së biznesit tuaj.

Gërma Metalike
Kompania jonë prodhon gërma metalike prerje në fleta metalike, hekur i galvanizuar,  bakër dhe inoks.

Tabela Makinash 
Pėr nevojat tuaja dhe tė kompanisė tuaj, tė çdo lloj fushe dhe çdo lloj mjeti nga ambulanca, taksi personash, taksi shėrbimesh apo produktesh, kompani sigurimi etj, ne ofrojmė tabela makinash me apo pa ndriçim.

 

Know how...

Njohuria absolute që kemi fituar na bën të aftë të përballemi me sfida të reja me metoda dhe meteriale, pavarësisht nga kompozimi apo morfologjia. Përdorimi i tekonologjive të avancuara i sigurojnë klientët tanë për një shërbim të kënaqshëm për çdo kërkesë apo nevojë duke ofruar:  

• Dizaine të pashlyeshme, studim dhe prerje mbi materiale të ndryshme me lazer bashkëkohor. 
• Printime dixhitale me gjashtë ngjyra mbi material të ndryshme dhe objekte.


Sferat e aplikkimit 
Për reklamimin tuaj të vazhdueshëm, promovimin, ndërhyrjet dekorative dhe estetike, ne ofrojmë sferate e aplikimit të mëposhtme, materialeve ose objekteve: 

Reklamim: stilolapsa, mbajtëse çelsash, instrumenta shkrimi, lloje të tjera dhuratash promocionale. 
Industri: makineri fasade, bar code, montime metalike. 
Dekorime: stampime / gravatur mbi xham, pasqyra, pjata. 
Shënime: Gravatura të figurave speciale, numra serie, etiketa veshi për gjedhë, instrumenta kirurgjie. 
Argjendari: materiale prej argjëndi dhe floriri.
Turizëm: dekorative, gurë, gota, prej druri dhe plastike, piktura dhe foto në porcelan, mermer, kanavac, qeramik.

 

Photo Gallery